Lideri i opozitës Basha përkujtoi 75 vjetorin e kryengritjes se Kelmendit.

Në një postim në rrjetet sociale Basha theksoi se kryengritja e Kelmendit e udhëhequr nga Prek Cali, ishte ndër të parat lëvizje kundër komunizmit në Europë.

Por ndërsa ka vlerësuar këtë kryengritje, kryetari i PD ka kritikuar qeverinë, e cila sipas tij e ka fshire këtë ngjarje nga librat e shkollës.

Basha ka shtuar se përpjekjet për të zhbërë kryengritjen e Kelmendit janë tregues i panikut të atyre që ai i cilëson pasardhës të skuadroneve të vdekjes, që shkuan në Kelmend për të luftuar elementet opozitare.

 

“Edhe sot ndokush mund të përkundë të njëjtat ëndrra për likuidimin e çfarëdolloj opozite, në mënyrë që banda që ka zaptuar shtetin të mund të lavdërohet se mund të bëjë ç’të dojë në kurriz të vendit dhe shqiptarëve pasi s’i jep llogari askujt. Por këto ëndrra mbeten iluzione. “ shkruan lideri i opozitës Basha.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *