Subscribe

Udhëheqësit shtetërorë e politikë të Kosovës kryen homazhe tek varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 17-vjetorit të vdekjes së tij.

 

Presidentja Osmani theksoi se Rugova i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi.

 

VJOSA OSMANI

 

PRESIDENTJA E KOSOVES

 

Sot në këtë përvjetor të shkuarjes në amshim të atit themeltar të Republikës së Kosovës, ish-presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, e përkujtojmë me mall njeriun i cili i dha zë kërkesave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi. Prandaj, ashtu siç diti presidenti Rugova të ndërtoi miq e aleat, të cilët e mbështetën Kosovën në ditët më të rënda e më të errëta të saj, ashtu do t’i ruajmë këto aleanca edhe në rrugën tonë përpara përderisa Kosova vazhdon të përballet me sfida.

 

Ndërsa kryeministri Albin Kurti tha se ish-presidenti do të mbahen mend për qëndrimin intelektual dhe sjelljen paqësore.

 

ALBIN KURTI

 

KRYEMINISTER I KOSOVES

 

21 janari është ditë e ftohtë dhe është një ditë në të cilën teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, e kujtojmë atë për qëndrimin intelektual, për sjelljen paqësore, për qasjen humaniste, për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës dhe për kombëtarizimin e rezistencës civile.

 

Në homazhe morën pjesë edhe diplomatë të huaj, mes tyre dhe ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *