Subscribe

 

Kane kaluar 73 vjet nga dita kur kryeqyteti shqiptar u çlirua nga pushtuesit. Kryetari i Bashkisë se Tiranës, ministra, politikane e veterane te Luftës Nacional Çlirimtare kane nderuar para monumentit te ushtarit te panjohur, kujtimin e atyre qe dhanë jeten per çlirimin e Tiranës.

 

“Ky është një qytet që nuk është këtu nga rastësia, është këtu falë kontributit të atyre që e themeluan, falë kontributit të atyre që punuan për këtë qytet, por sot në këtë përvjetor është edhe falë atyre që dhanë jetën për këtë qytet.”

 

Sipas Veliajt, sot Tirana përballet me sfida te reja, por serish ka nevoje për heronj.

 

 “Sot kemi ende nevojë për këta heronj të panjohur, kemi nevojë për mësuesit e panjohur që pavarësisht se nuk janë të famshëm sakrifikojnë që brezi i ri i shqiptarëve të jetë më i ditur, më i mençur, më i aftë. Kemi sot nevojë për mjekun e panjohur, për njerëz si ‘Partizani i panjohur’ që pavarësisht nëse publiku i njeh apo jo, japin më të mirën për Shqipërinë dhe për vendin.”

 

Ne kete përvjetor, Bashkia organizoi nje sere aktivitetesh për të përkujtuar këtë date historike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *