Subscribe

Këto janë disa prej dorëshkrimeve të publicistit Branko Merxhani, nxjerrë nga arkiva e Aurel Plasarit, e që vijnë për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare 40 vite pas vdekjes së tij.

Ekspozita “Kundërbota e Merxhanit” risjell rrugëtimin16-vjeçar të veprimtarisë së tij në Shqipëri, gjatë të cilit publicisti u bë një prej figurave më me ndikim në kulturën shqiptare.

PIRO MISHA
DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE
“Kjo nuk është një ekspozitë që drejtohet vetëm në të kaluarën është një ekspozitë, e cila mundohet të evidentojë ato aspekte që janë aktuale sot, sepse është një nga intelektit më interesante të së shkuarës. Branko Merxhani së pari njihet kryesisht, por njëkohësisht ndërtoi një vizion se si do të duhej qasur modernizimi në Shqipëri, ose oksidentalizimi në Shqipëri. Ishte një nga dishepujt më kryesor të idesë se Shqipëria mund të modernizohej vetë dukë u bërë njësoj si Perëndimi.”

E veçanta e kësaj ekspozite është përfshirja në të e një sërë materialesh arkivore origjinale, në sajë të bashkëpunimit me Arkivin Qendror të Shtetit.

Drejtori i Bibliotekës shprehet gjithashtu se këto publikime vijnë në një kohë kur emri i Merxhanit po shkonte në kufijtë e harresës.

PIRO MISHA
DREJTOR I BIBLIOTEKES KOMBETARE
“Qëllimi i kësaj ekspozite është të promovojë figurën e Branko Merxhanit. Këtë intelektual që është nga më interesantët, më kompleksët, dhe më modernët e të shkuarës sonë.”

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun deri në datën 5 nëntor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *