Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 July 2026
Vizion fokus

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të penguar arratisjen...

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep fund mandatit...

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy ushtarë amerikanë

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin! Ish-deputeti...

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua...

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu e ka...

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e Emirateve, kërkohet...

Kujtesa kolektive dhe historia në fokus, Universiteti i Shkodrës dhe Autoriteti i Dosjeve marrëveshje bashkëpunimi

27 Qershor 14:20

Universiteti i Shkodrës, “Luigj Gurakuqi”, nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Autoritetin e Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit. Kjo marrëveshje, sipas rektorit Tonin Gjuraj, do ta ketë vëmendjen kryesore te kujtesa kolektive, si dhe rishqyrtimi i veprimtarisë së ish-Sigurimit të Shtetit, por edhe figurave të njohura publike në atë kohë.

“Kjo marrëveshje e Universitetit me Autoritetin e Dosjeve ka 4 synime kryesore. E para është që do nxisim dhe inkurajojmë kërkimin shkencor. Aty ka informacion ku kërkuesit që janë qartësisht të orientuar në këtë drejtim, kanë një punë të pafundme atje. E dyta është çështje e edukimit qytetar sepse ne do të ballafaqohemi me të kaluarën për ta ndriçuar si duhet në rrugë shkencore, por që të jetë në funksion të brezave të ri. E treta është që ne do të promovojmë të kaluarën komuniste për ta ndriçuar siç duhet atë dhe do ta zbardhim në mënyrë shkencore, duke e lidhur këtë që ne mund të dalim edhe me konferenca të përbashkëta. Kjo marrëveshje i shërben publikut për ta informuar si duhet dhe vëmendjen kryesore do ta ketë fushën e kujtesës kolektive dhe kemi shumë nevojë për këtë. Do të duhet që të rishqyrtojmë veprimtarinë e Sigurimit të Shtetit dhe duhet që të rishqyrtojmë edhe veprimtarinë e figurave të njohura të asaj kohe. Do kemi mundësi që të kemi fotokopje të shumë dosjeve që janë të rëndësishme për studimet tona. Është një fushë interesante për studimet e ciklit të dytë dhe të tretë dhe studentët që janë të interesuar mund të përqëndrohen këtu sepse ka studime, por nuk janë të mjaftueshme. Mund të organizojmë edhe ture në Autoritetin e Dosjeve me studentët tanë”, tha Gjuraj.

Drejtorja e Autoritetit të Dosjeve, Gentiana Sula, tha se marrëveshja e çon në një tjetër nivel kujtesën kolektive përmes formës akademike që do marrë, për ta bërë më të besueshme dhe për të përmbyllur përçarjet.

“Jemi shumë entuziastë për këtë marrëveshje me Universitetin e Shkodrës. Nuk mjafton që dokumentet të jenë të aksesueshme apo të deklasifikuara sepse po nuk u lexuan nga mendjet e duhura, ato më pas nuk kanë aq shumë vlerë dhe mbeten ashtu. Jo se nuk është bërë kujtesë sepse që kur mbaroi sistemi nga Shkodra ka pasur shumë qytetarë të interesuar, është shoqata, është Muzeu i dëshmisë, bashkia ka qenë e interesuar, por tashmë me këtë marrëveshje merr një formë akademike për ta bërë të balancuar, të besueshme, të heqim stereotipet, të ndalim përçarjet dhe të krijojmë një të ardhme sa më të mirë. Me historitë lokale ngjarjet bëhen më intime dhe secili që ka jetuar atë kohë ka ngjarje që i vendos fytyrë, është komshiu, është tezja, është gjyshi dhe këtu në Shkodër është shumë e gjallë kjo dhe unë e kam prekur vetë. Shkodra për hir të së vërtetës ka pasur shumë qëndresë dhe qytetarët e Shkodrës kur vijnë janë shumë aktivë. Jemi shumë të gatshëm që t’ju mirëpresim dhe t’i shërbejmë Shkodrës, agjendës suaj akademike, por edhe punës sonë profesionale”,-tha Sula.

Anëtarët e Autoritetit të Dosjeve u shprehën se shumë dosje të rëndësishme për historinë tonë i ka mbuluar pluhuri i harresës dhe kjo marrëveshje me Universitetin e Shkodrës mund të bëjë që të dalin në dritë.

“Kur të shihen ato dosje, aty është rëndësia, sepse pluhuri i harresës i ka lënë atje të fshehura. Mjeshtëria e atyre që do dinë t’i përdorin do mbeten më pas në kujtesën sidomos të të rinjve dhe të rifreskojë historinë”,-tha Gjergj Marku, Anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

 “Ky entuziazëm dhe kjo dëshirë e të dyja palëve t’i shërbejë zbardhjes sa më profesionale, sa më akademike gjithë asaj periudhe të së shkuarës dhe sigurisht duke u zbardhur dhe duke gjetur mënyra për t’u botuar është shërbimi më i mirë që i bëhet publikut dhe është rruga e duhur që historia të mos përsëritet”,-tha Altin Hoxha, Anëtar i Autoritetit të Dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit.

Marrëveshja mes Universitetit të Shkodrës dhe Autoritetit të Dosjeve do të shërbejë për të informuar publikun, për të hedhur dritë mbi të shkuarën dhe për të ndërgjegjësuar brezat e rinj, në kuadër të punës dhe të veprimtarisë për zbulimin e të vërtetave historike dhe në nxitjen e kërkimit shkencor, edukimit qytetar dhe promovimit mediatik për të kaluarën komuniste në Shqipëri.

Posted Under:
Aktualitet Vendi
Tagged:
Autoriteti i Dosjes marreveshje Universiteti i Shkodrës

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

më shumë...

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti

më shumë...

Alarm në malin e Çikës, pesë turistë gjermanë kërkojnë ndihmë

më shumë...

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3 plumba, ja si paraqitet gjendja shëndetësore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

8:12

Horoskopi ditor, kush përfiton nga fati dhe...

10:37

Të shtëna me armë zjarri në Bushat

10:34

Tetë frutat me pak sheqer, që ndihmojnë...

10:17

Humb jetën në një aksident tragjik gazetari...

10:03

Ministri izraelit: Krokodilë rreth burgjeve për të...

9:44

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit...

9:14

Presidenti i Hungarisë firmos amendamentin, i jep...

8:55

Alarm në malin e Çikës, pesë turistë...

8:35

Sulmet e Iranit në Jordani, vriten dy...

8:32

Dita e 49-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

8:14

Kuvendi Kombëtar Qytetar, të pranishmit përplasen me...

7:24

Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati...

7:11

Kryetari i Bashkisë së New York-ut: Netanyahu...

6:35

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar...

6:26

Tensionet SHBA-Iran/ Lavrov bisedë me homologun e...

6:20

Finlanda kufizon përkohësisht trafikun ajror dhe detar

5:29

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Gjendet motori i...

5:14

Përplasje e re mes Teheranit dhe Uashingtonit!...

5:06

Fier/ Makina del nga rruga dhe përplaset...

4:50

Kryeministri hungarez mbështet uljen e moshës së...

Më të klikuarat

  • Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti
  • 700 milionë lekë të pensioneve dhe ndihmave sociale “u...
  • Europa në alarm nga moti ekstrem, zjarre dhe temperatura der...
  • Detaje nga atentati në Sarandë/ Thimjo Rubati u qëllua me 3...
  • Alarm në malin e Çikës, pesë turistë gjermanë kërkojnë ndihm...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.