Kujdes! Syzet e diellit te fëmijët, jo modë por domosdoshmëri

Rrezet e forta të diellit mund të jenë të dëmshme jo vetëm për lëkurën e fëmijës por dhe për sytë. Për mbrojtjen e lëkurës është e rëndësishme që të përdorim sa më shumë kremëra mbrojtës ndërsa për sytë duhet timësojmë fëmijët të mbajnë syze.
Kujtojmë se aparati vizual i fëmijëve fillon zhvillimin e tij nga lindja deri në moshen 7-8 vjec, kështu që eshte evidente dhe se sa e nevojshme eshte për t’i mbrojtur ato, në çdo rast qe ato janë në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Para së gjithash të forta, por në të njëjtën kohë te lehta, në mënyrë që të mos i sjellin bezdi femijeve. Lentet duhet të jenë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të sigurojnë një fushë të gjerë vizive sa për të mbuluar të gjithë syrin e fëmijës.
Sa i përket skeletit, ai duhet të jetë i butë, i padeformueshem, pasi kujtojmë se fëmijët shpesh i vënë gjërat në gojë. Bishtat duhet të jenë elastike dhe aderente.
Syzet e fëmijëve në dukje mund të duken si lodër, por duhet të kuptojmë rëndësinë që ato kanë pasi sytë e tyre janë më të ndjeshëm, krahasuar me ato të të rriturve.
Në fakt, rrezet diellore ndikojnë drejtpërdrejt në retinën e syrit te fëmijëve, prandaj ne gjithmonë rekomandojmë një pale syze dielli të mira me lente të mira, të pajisura me një filtër kundër rrezatimit ultravjollcë dhe rrezatimit. Përveç përdorimit të syzeve, është e rëndësishme që fëmija të vërë një kapelë me një buzë të gjerë.
Kur bleni syze dielli, është mirë të mbani parasysh disa masa paraprake: prania e shenjes CE, është një garanci jo vetëm që ky produkt është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, por dhe që garanton një mbrojtje të mirë nga rrezet ultravjollcë. Kushtojini vëmendje materialit të përdorur, i cili duhet të jetë absolutisht jo toksik në kontakt me lëkurën. Madhësia duhet të jetë e tillë që të mbulojë tërësisht syrin.




