E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kujdes prindër! Biberoni i fëmijës vatër bakteresh

Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm kur bëhet fjalë për të blerë biberonin e fëmijëve të tyre.

 

Biberoni fals duke qenë në një pjesë të mirë të ditës në gojën e fëmijës, është burim lehtësisht i prekshëm nga baktere të ndryshme dhe të rrezikshme për shëndetin e fëmijës.

 

Reklamë

Pikërisht për kontaktin që ai ka me gojën e fëmijës duhet të ketë një higjienë shumë të mirë.  Në momentin që sapo e keni blerë ju duhet ta sterilizoni në mënyrë të përkryer, pra edhe më mirë se zakonisht.

 

E rëndësishmë është mënyra se si duhet të lahet biberoni i fëmijëve. Disa nëna vetëm e shpëlajnë, disa e lajnë me sapun neutral, disa e sterilizojnë. Mënyra më e mirë është sterilizimi dhe e njëjta gjë duhet të ndodhë edhe me biberonët e qumështit.

 

Mënyrat e sterilizimit janë të ndryshme, por një ndër më ekonomiket është zierja e tij në një tenxhere me ujë të nxehtë për 5 minuta. Nuk duhet ta ekzagjeroni! Higjiena dhe sterilizimi janë shumë të rëndësishme për t’u ndjekur, por gjithmonë pa ekzagjeruar!

 

Nëse në një moment fëmijës biberoni i bie tek çarçafët, mbi tavolinën e kuzhinës, në ulësen e relaksit apo serxholinos, nuk është i domosdoshëm sterilizimi. E kundërta duhet të ndodhë nëse ai bie në tokë, edhe pse tapeti apo dyshemeja nuk është shkelur me këpucë. Pra gjithmonë duhet të bëjmë kujdes në lidhje me përdorimin e biberonit fals tek fëmijë tanë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë