Policia Rrugore në Tiranë ka nisur me heqjen e targave të pavlefshme, fiktive ose të parregullta të mjeteve rrugore në qarkullim.

 

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja shprehet se do të ketë zero tolerancë ndaj këtij fenomeni, i cili është i rrezikshëm për sigurinë publike.

 

“Falenderojmë e përshëndesim fuqimisht qasjen e re të Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë, nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Rrugore në Policinë e Shtetit për goditjen e çdo targe të pavlefshme, fiktive ose të parregullt të mjeteve rrugore në qarkullim, duke bërë jo vetëm drejtësi ndaj shumicës së mjeteve korrekte që respektojnë ligjin me detyrime të paguara por edhe duke dënuar, me forcë, kundravajtësit! Inkurajojmë shtrirjen e tolerancës 0 x 365 ditë vit, në çdo qark, ndaj këtij fenomeni sa arrogant e fyes ndaj qytetarëve të ndershëm, po aq edhe të rrezikshëm për sigurinë publike dhe minues të rendit e të rregullit në qarkullimin rrugor!”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *