E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:00 Në vijim ora 03:00: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Kujdes/ “Përdorimi i antibiotikëve për gripin, i dëmshëm”

Instituti i shëndetit publik ka marrë masa për të parandaluar perhapjen e gripit.

 

Fushata e vaksinimit do të nisë në javën e parë të muajit nëntor ku pritet të vijn 80 mijë doza.

 

Reklamë

 

Ndërsa perfaqesuesi I organizates boterore te shendetesise në Tiranë u shpreh se kurimi I gripit me antibiotikë është metoda më e gabuar dhe se pa rekomanadimin e mjekut nuk duhet përdorur asnjë medikament I tillë.

 

 

RAUL GONZALES

 

PERFAQESUES I OBSH NE SHQIPERI

 

Antibiotikët nuk rekomandohet të përdoren për gripin. Edhe pse ndodh shpesh që qytetarët me dëshirën e  tyre t’i marrin vetë në farmaci pa rekomandimin e mjekut. Ky nuk është vetëm një fenomën shqiptar, por ndodh në të gjithë botën. Ka disa vende që kanë marrë masa parandaluese dhe  shembulli më I mirë që ka bërë progres është Europa veriore. Madje ka shumë raste që përdorimi I antibiotikëve ka komplikuar më tej situatën shëndetësore të pacientëve.

 

 

Targetgrupi që do të përfitojë falas vaksinimin janë të sëmurët kronikë, ata me diabet, grate shtatzëna dhe fëmijët nën moshën 5 vjec.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë