Mali i Zi ka futur në fuqi masat e reja kundër Covid-19 per te gjithe ata qe duan te futen ne kete vend.

Autoritetet kanë njoftuar se për të udhëtuar drejt Malit të Zi duhet të jeni të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Lejohet kalimi nëse keni vërtetim që e keni kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Në të dyja rastet e mësipërme qytetarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë antigen jo më tëvjetër  se 48 orë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.