Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
12 June 2026
Vizion fokus

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar i marrëveshjes...

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn zjarrfikësja

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër, Irani nuk...

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit: UÇK-ja ishte...

Irani publikon tekstin me 7 pika të marrëveshjes me...

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro dhe vila!...

“E gjithë bota është ngritur në garë”, Kryeministri: Vetë...

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme nga Kosova...

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta kthejnë Shqipërinë...

Kujdes! Sinjalet paralajmëruese të anemisë në trupin tuaj

5 Shtator 19:50
Anemia si pasojë e mungesës së hekurit është një nga llojet më të përhapura të sëmundjes. Megjithatë shumë njerëz janë të pavetëdijshëm për simptomat e anemisë.
Kur njeriu vuan nga mungesa e hekurit, organizmi nuk prodhon dot rruaza të mjaftueshme të kuqe të gjakut. Gjakderdhja është një nga shkaqet më të përhapura të mungesës së hekurit. Nga të dhënat ndërgjegjësimi për simptomat e anemisë mund të ndihmojë njerëzit të shmangin komplikacione të panevojshme e të rrezikshme shëndetësore.

Shenjat Paralajmëruese të Anemisë

Simptomat e sëmundjes janë të ndryshme dhe në varësi të llojit të anemisë.

Lodhje Dhe Mungesë Energjie

Ekspertët thonë se lodhja e plogështia janë një nga simptomat më të forta të anemisë. Lodhja ndodh si pasojë e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut që transportojnë oksigjen në mbarë trupin. Njerëzit që vuajnë nga anemia ankohen shpesh që janë vazhdimisht të lodhur, të drobitur e pa energji.

Ankthi

Ankthi që shoqërohet me rritje të rrahjeve të zemrës është gjithashtu një simptomë e anemisë. Zemra pompon më shumë gjak në përpjekje për të marrë më shumë oksigjen. Një gjë e tillë shkakton rrahje të shpejta të zemrës.

Sëmundja Dallohet Nga Sytë

Një tjetër shenjë paralajmëruese e anemisë vërehet tek sytë. Pjesa e poshtme e syve përmban shumë vena të holla ku kalon gjaku. Nëse kjo zonë duket e zbehtë dhe nuk ka shenja të venave, atëherë me gjasa ju jeni anemikë.

Dhimbjet e Kokës

Dhimbjet e kokës që shoqërohen me disa prej simptomave të lartprëmendura mund të tregojnë praninë e anemisë dhe të mungesës së oksigjenit.

Mpirjet

Nëse trupit i mungon gjaku i shëndetshëm, atëherë trupi vë në përdorim gjakun në gjymtyrë. Kësisoj, njerëzit anemikë janë më të priur të ndiejnë mpirje të këmbëve, krahëve dhe duarve.

Vështirësi Në Përqendrim

Vështirësia në përqendrim ose siç njihet ndryshe mjegullimi i trurit është një simptomë e anemisë. Kjo ndodh sepse mungesa e hekurit ndikon tek performanca në punë, përqendrimi dhe arsyetimi. Mungesa e hekurit ndikon gjithashtu tek humori, vendimmarrja dhe energjia.

Vështirësi Në Frymëmarrje

Njerëzit anemikë preferojnë të mos lëvizin shumë sepse ndihen të lodhur. Mungesa e oksigjenit nxit nevojën për frymëmarrje më të thellë. Falë këtij problemi, anemikët nuk mbushen dot me frymë.

Rrahje Të Çrregullta Të Zemrës

Anemia ndikon fort tek zemra.

Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës, e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë në pjesët e tjera të trupit. Mungesa e oksigjenit ka një ndikim dramatik në sistemin kardiovaskular. Një gjë e tillë e lodh dhe e dëmton zemrën.

Pagjumësia

Nëse keni vështirësi për të bërë një gjumë të mirë, atëherë mund të vuani nga anemia. Cilësia e gjumit prishet ndjeshëm nga mungesa e hekurit, një problem që mund të prekë fëmijë dhe të rritur.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Anemi

Nga e njëjta kategori

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfitimet dhe rreziqet që duhet të dini

më shumë...

Humbja e dëgjimit mund të jetë paralajmërim për një dëmtim të trurit

më shumë...

Përmirëson tensionin e gjakut dhe nivelin e sheqerit, ja disa mënyra për ta marrë magnezin pa pasur nevojë për suplemente

më shumë...

Këto janë shenjat që tregojnë mungesën e vitaminave në organizëm

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

10:06

Pakistani: Është arritur një tekst i dakordësuar...

9:43

Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë...

9:13

Mbyllet protesta, qytetarët nisin marshimin

9:07

Zjarr në një pallat në Burrel, ndërhyn...

9:01

Netanyahu: Për sa kohë që jam kryeministër,...

8:28

Begaj në Prishtinë për 27-vjetorin e Çlirimit:...

8:06

Irani publikon tekstin me 7 pika të...

8:03

Përfshihet nga flakët apartamenti në Vlorë, shkak...

8:01

Pranga për disa biznesmen, sekuestro miliona euro...

7:24

“E gjithë bota është ngritur në garë”,...

7:08

Protesta e qytetarëve, Rama: Forca të ndryshme...

7:08

Protesta në Bulevard, Rama: Po tentojnë ta...

6:46

Rama fton protestuesit në dialog: Ejani të...

6:38

35 vjetori i PS, Rama: Sot flamuri...

6:33

“Kemi anuluar 40 kontrata hidrocentralesh”, Rama: PS...

6:25

35 vjetori i PS, Rama: Protesta nisi...

6:23

PS feston 35-vjetorin, qytetarët mblidhen tek sheshi...

6:18

Nis festa e socialistëve, Klosi: PS i...

5:51

Aksioni i SPAK/ I akuzuar për trafik...

5:33

Aksident tragjik në Korçë! U përplas nga...

Më të klikuarat

  • “Do doja të isha në finale”, Romiri: Kam çaluar si lojtar, k...
  • FOTO/ Makina e Armand Shakajt që vrau dhe zhduku shokun e ti...
  • Sara largohet përfundimisht nga Ferma Vip, Iliri kap finalen
  • Vis Pupa prek finalen e madhe të Ferma Vip, Iliri dhe Sara n...
  • Tre ditë para finales, kush u eliminua nga Ferma Vip 3
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.