Flokët e yndyrshëm janë një problem shumë shqetësues për shumë persona. Çdo ditë kur bëhemi gati për të dalë problem më shqetësues është prania e yndyrës në flokë.

 

Ndërkohë jeni ju ato që keni në dorë fatin e shëndetit të flokëve tuaj. Më poshtë do të lexoni disa këshilla që do ju ndihmojnë të qëndroni larg flokëve të yndyrshëm.

 

Mbani duart larg flokëve         

Këtu përfshihet edhe krehja e tepërt e tyre. Prekja e vazhdueshme e flokëve ndikon dukshëm në përkeqësimin e gjendjes së tyre.

 

Mos i pastroni shpesh

Larja apo fërkimi i tepërt  mund të irritojë lëkurën e kokës, duke shkaktuar edhe me shumë yndyrë. Është mirë që të përdorni ujin e ftohtë në fund të dushit, sepse largon gjëndrat dhjamore, për dallim nga uji i nxehtë.

 

Thani flokët në mënyrë natyrale

Sa më shpesh që keni mundësi, flokët duhet t’i thani në mënyrë natyrale, apo në temperaturë krejtësisht minimale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *