E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:15 Në vijim ora 05:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Kujdes! Mjegull e dendur paraditen e kësaj të marte në juglindje

Mjegull e dendur ne oret e paradites së sotme në pjesën më të madhe të Korçës.

 

Kjo ka sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve.

 

Reklamë

Më e dendur mjegulla ka qenë në akset nacionale por edhe në pjesën më të madhe të fshatrave të fushës së Korcës.

 

Në kushte të tilla drejtuesit e mjeteve kanë qënë të detyruar të lëvizin më shpejtesi minimale edhe për të shmangur aksidentet e mundshme.

 

Kjo pasi shikimi në rrugë ka qënë tejet i kufizuar. Nga ana tjetër edhe policia nga ngritur pika kontrolli të shumta në akset nacionale kryesisht, duke u kërkuar drejtuesve të mjeteve të kufizojnë lëvizjet por edhe shpejtësinë.

 

Ashtu siç u ka kërkuar të përdorin  dritat anti-mjegull për të pasur shikueshmeri më të lartë.

 

Gjithashtu policia ka bërë me dije se gjatë këtyre orëve nuk ka patur asnje aksident.

Vazhdo të lexosh

Reklamë