Hulumtimet për ibuprofenin nuk kanë fund sepse ekspertët mjekësorë janë vërtetë të shqetësuar rreth efekteve anësore të këtij medikamenti në organizmin e njeriut! Ndonëse nuk është studimi i vetëm i këtij lloji, specialistët paralajmërojnë se disa ilaçe të zakonshme anti-inflamatore, duke përfshirë edhe ibuprofenin, mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiak me 50% vetëm pas një jave të marrjes së tyre.
Hulumtimi i ri i botuar në një revistë shkencore dëshmon se medikamentet anti-inflamatore jo-steroide (të njohura si NSAIDS *ibuprofen, aspirina dhe naproxen) mund të rrisin rrezikun e një ataku në zemër, raporton The Guardian. Besohet se marrja e këtij medikamenti për një javë rresht apo më gjatë rrit rrezikun deri në 50%.
Hulumtimi analizoi të dhënat mjekësore të 446,000 njerëzve nga Kanadaja, Finlanda dhe Britania e Madhe – 61,460 prej të cilëve kishin pësuar një atak në zemër – dhe lidhja e mësipërm u bë padyshimtë e qartë.
Gunnar Gislason, një profesor i kardiologjisë nga Spitali Universitar i Kopenhagës, pohon se njerëzit duhet të marrin këto lloj të ilaçeve vetëm kur është absolutisht e nevojshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *