Dashi

Dita e sotme do jetë fantastike dhe e mbushur me momente të veçanta. Nëse keni një lidhje do kaloni momente mjaft pasiononte, të mbushura me çmenduri të vogla dhe kënaqësi pa fund. Shfrytëzojeni çdo çast deri në maksimum. Nëse jeni beqarë do tërhiqeni shumë nga një person i cili nuk është për ju. Edhe pse do e kuptoni këtë gjë përsëri nuk do mundni dot t’i shmangeni. Në punë do jeni analizues të mirë dhe çdo gjë ka për t’iu ecur sipas planeve. Të gjithë do ju kërkojnë këshilla. Financat nuk do jenë shumë të mira kështu që mundohuni t’i kufizoni sa të mundeni shpenzimet.

Demi

Herë pas here do jeni të pamotivuar sot dhe ndonjëherë mund të bini në pesimizëm. Nëse jeni në çift do keni mungesë komunikimi me partnerin. Mund të mendoni edhe ndarjen nëse brenda disa kohësh nuk rikthehet qëndrueshmëria. Ju beqarët do jeni të sigurt për atë që doni të bëni dhe nuk do ju mungojë energjia. Përfitoni sot dhe shprehini më shume ato që ndjeni. Në punë, pavarësisht të gjitha përpjekjeve që do bëni, nuk keni për të arritur dot aq lart sa mendonit. Mos kini turp të kërkoni mbështetje nga miqtë. Për planin material pritet të jete një dite kënaqshme. Buxheti do jetë më i qëndrueshëm dhe do ndiheni më të qetë kur të shpenzoni.

Binjakët

Sot do ju bëhen kritika dhe do ju thuhen gjëra që në disa momente nuk do i kuptoni dot. Pikëpamjet tuaja do jenë të ndryshme nga ato të të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje duhet të mundoheni të gjeni shkaqet e problemeve që keni me njëri-tjetrin. Kjo është mënyra më e mirë për të rregulluar ambientin. Nëse jeni beqarë duhet të tregohen shumë të matur me çështjet e zemrës. Askush nuk do iu bëjë dot ballë, por duhet të mendoheni mirë para se të zgjidhni. Puna nuk do ecë me ritme shumë të shpejta dhe nuk do i përfundoni ato që keni nisur. Buxhetin do filloni ta organizoni më mirë dhe kjo do iu japë më shumë mundësi të bëni shpenzime.

Gaforrja

Gjatë kësaj dite do keni luhatje të shpeshta humori dhe mund të thoni edhe gjëra që në fakt nuk i mendoni vërtet. Nëse jeni në një lidhje do keni konflikte me partnerin dhe gjërat nuk do shkojnë ashtu si duhet. Tregohuni pak më të duruar dhe ruani vetëkontrollin. Tensioni do jetë kalimtar. Ju beqarët do keni shumë dëshirë për të takuar dashurinë dhe me pak mundim do e gjeni atë. Në punë do ju kërkohet të punoni në grup dhe do e keni të vështirë. Mundet edhe të debatoni me disa kolegë. Yjet do ju ndihmojnë të përmirësoni situatën financiare dhe do jeni më të kujdesshëm me paratë që do shpenzoni.

Luani

Do jeni shumë të butë sot dhe të gjithë do ju adhurojnë t’iu kenë pranë. Do përcillni vetëm mirësi tek të tjerët. Jeta juaj në çift do jetë e qetë dhe pa probleme. Gjatë gjithë kohës zemra do ndihet mirë. Disa festa apo darka ku do shkoni ju beqarët do ju japin mundësi të njihni dikë shume interesant. Mos e lini t’iu ikë nga duart, por jepini muhabet. Lëreni pas turpin nëse doni të gjeni dashurinë. Në punë do jeni të gatshëm të pranoni çdo detyrë të re dhe do e përmbushni me shumë sukses. Për shkak të shpenzimeve pa limit situata financiare do përkeqësohet mjaft. Vetëm këshillat e specialisteve mund t’iu ndihmojnë.

Virgjëresha

Çfarëdo qofshin vështirësitë që do ju dalin në jetën tuaj sot ju do dini si t’i kaloni në momentin e duhur. Jupiteri do të mbretërojë në jetën tuaj sentimentale. Në përgjithësi ndikimi do jetë pozitiv, përveç disa mospërputhje mendimesh të cilat nuk do sjellin probleme të mëdha. Ju beqarët do nisni një histori e cila do të evoluoje hap pas hapi. Përgatituni shpirtërisht për emocione interesante. Në punë do keni fati të provoni edhe sfida të reja vetëm që të ndryshoni rutinën e gjërave dhe të provoni veten. Kujdes vetëm me padurimin. Financat nuk do jenë të këqija, por gjithsesi nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme që kërkojnë edhe goxha buxhet.

Peshorja

Gjatë kësaj dite do bëni të pamundurën për të zgjidhur çdo problem që keni pasur dhe do i shprehni më tepër emocionet. Për ju që keni një lidhje do jetë një ditë shumë e qetë dhe e bukur. Do qëndroni pranë njëri-tjetrit dhe do flisni për jetën tuaj deri tani. Në mbrëmje priten edhe surpriza. Ju beqarët do takoheni me dikë që do ju ndryshoje tërësisht jetën. Tregohuni më të hapur dhe pa komplekse pasi do përjetoni më shumë emocione në këtë mënyrë. Në punë duke parë saktësinë dhe përkushtimin shefat d iu japin përgjegjësi të reja dhe do bëheni më të njohur në kompani. Me financat do keni fat, por nuk duhet të rrezikoni shumë.

Akrepi

Nëse nuk tregoheni striktë dhe të matur gjërat do marrin tatëpjetë gjatë kësaj dite. Mbani një anë të caktuar përherë dhe mos bini pre e fjalëve të ëmbla të disave. Një krize n çift do e prishë gjithë ditën sot. Mos vazhdoni më me kokëfortësinë tuaj sepse situata rrezikon të përkeqësohet edhe më shumë. Mundohuni t’i sqaroni gjërat sepse asgjë nuk është e pazgjidhshme. Ju beqarët do ndihmoheni mjaft nga planetët për të mos qenë më vetëm. Në punë priten ndryshime të mëdha, prandaj do ju duhet shumë mund për t’u përshtatur. Për planin financiar perspektivat janë të shkëlqyera. Nëse iu duhet të bëni një investim bëjeni pa u menduar gjatë.

Shigjetari

Mos u nxitini për asgjë gjatë kësaj dite, Në punë parashikojini pasojat e zgjedhjeve që do bëni në mënyrë që mos keni surpriza. Për jetën në çift do jetë ditë e qetë. Nuk do ketë shumë pasion, por edhe zënka nuk do ketë. Do jetë si një dite e zakonshme pa asgjë të veçantë. Ju beqarët do krijoni një lidhje sot me dikë që kanë kohë që e njihni. Kujdes, mos u tregoni xheloze dhe posesive sepse edhe mund ta humbni atë. Në punë do mundoheni fort që të arrini atje ku keni dashur dhe për këtë do përballeni edhe me inatet e kolegëve. Në sektorin financiar planetët do kenë një influence mjaft pozitive. Përfitoni sa më shumë.

Bricjapi

Sot do influencoheni për keq nga disa planetë dhe do ndiheni të paralizuar e tërësisht të pafuqishëm. Ju të dashuruarit ka rrezik të mendoni të krijoni një lidhje të fshehte. Kjo është diçka shumë e gabuar e cila do sjellë pasoja shumë të rënda. Ju beqarët nuk do keni dëshirë për të njohur persona të rinj sepse ndiheni mire ashtu si jeni. Në punë mos e kundërshtoni në çdo moment shefin tuaj sepse ai nuk do jetë gjithmonë në humor dhe mund t’i prishni punë vetes. Merrini gjërat sa më shtruar. Financat nuk do jenë të qëndrueshme dhe për shkak të borxheve që keni për të paguar dhe disa faturat, gjendja do përkeqësohet edhe me tepër.

Ujori

Sado që të mundoheni sot nuk do arrini dot as sot ta stabilizoni jetën tuaj dhe shumë gjëra do ju ecin keq. Edhe pse ju çiftet kishit parashikuar që të rregullonit çdo gjë me partnerin, ka rrezik që situata të mbetet e njëjtë. Marrëdhënia midis jush edhe mund të ftohet më shumë. Ju beqarët do hezitoni të zgjidhni midis dy personave shumë interesantë dhe nuk do keni asnjë ndryshim në status. Në punë me pak mundim do i kaloni vështirësitë që ju kishin dalë përpara. Disa kolegë do i keni gjithnjë në krah. Në planin financiar do iu jepet një mundësi shumë e mirë për të rritur buxhetin. Mos e lini t’iu ikë nga duart.

Peshqit

Do jeni në humorin e duhur gjatë kësaj dite dhe do bëni që gjithçka t’iu ecë si duhet. Jeta juaj në çift do shkojë më së miri. Planetët e dashurisë, Marsi dhe Venusi do të influencojnë mjaft në këtë sektor. Herë sensuale e herë sentimentale ju do e bëni të lumtur partnerin dhe veten tuaj. Ju beqarët do jeni shumë tërheqës sot dhe do merrni propozime. Ka mundësi te gjendeni para një zgjedhjeje të sikletshme. Mendohuni mirë në mënyrë që të merrni vendimin e duhur. Në punë ndiqni intuitën sepse ajo do ju çojë në drejtimin e duhur. Nga ana tjetër, vendosmëria dhe këmbëngulja do ju ndihmojnë të arrini majat. Jupiteri do iu ndihmojë me financat dhe gjithçka do shkojë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *