Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
23 May 2026
Vizion fokus

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro shtesë për...

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën drejtuesi i...

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e Jashtëm të...

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka vonesa në...

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE, në...

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në...

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin e Ankarasë,...

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false që imitojnë...

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”, Putin akuzon...

Kujdes me orën e konsumimit të darkës!

6 Shtator 20:56

Koha e ngrënies së darkës është e lidhur me shfaqjen e shtuar të rrezikut të prekjes nga tumori i gjirit dhe ai i prostatës.

Gjëja kryesore që duhet të dini? Më mirë të mos shkoni menjëherë në shtrat pas ngrënies së darkës.

Një studim i ri i publikuar në fund të gushtit 2018 nga Kongresi Botëror Kundër Tumoreve zbulon se ngrënia e një darke të hershme dhe sigurimi i një intervali të gjatë ndërmjet vaktit të fundit dhe gjumit, ul ndjeshëm rreziqet e kancerit të gjirit dhe të prostatës.

Studimi përfshiu 621 raste të pacientëve me probleme të prostatës dhe 1205 raste të pacienteve të prekura nga kanceri i gjirit, gjithsej 872 meshkuj dhe 1321 femra.

Pjesëmarrësit u intervistuan për kohën e ushqimit dhe modelet e gjumit dhe plotësuan një pyetësor për frekuencën e ushqimit.

Cila ishte gjetja më e madhe e studimit shkencor?

Krahasuar me ata që flenë menjëherë pas darkës, ata që flenë 2 ose më shumë orë pas ngrënies së darkës kanë pasur një reduktim prej 20% në rrezikun e shfaqjes se qelizave të dëmshme të kancerit të gjirit dhe kancerit të prostatës.

Një ulje e ngjashme e rrezikut të sëmundjeve të këqia u vërejt edhe tek pjesëmarrësit që kishin konsumuar darkë para orës 21.00 në krahasim me ngrënien e darkës nga ora 22.00.

Gjetjet e provuara nga shkencëtarët udhëheqës të studimit nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të orës së brendshme të trupit në studimet e lidhjes mes ushqimit dhe zhvillimit të tumoreve.

Gjithashtu me rëndësi është edhe nevoja për të zhvilluar rekomandime ushqimore për parandalimin e kancerit që përqendrohen jo vetëm në llojin dhe sasinë e marrjes së ushqimit, por edhe në kohën e konsumit.

“Nëse rezultatet konfirmohen në shkallë edhe më të gjërë, ato do të kenë rëndësi të madhe për rekomandimet për parandalimin e kancerit që aktualisht nuk marrin parasysh kohën e ushqimit”, tha autori kryesor i studimit Manolis Kogevinas, i Qendrës Kërkimore ISGlobal, në Barcelonë.

“Ndikimi mund të jetë veçanërisht i rëndësishëm në kulturat si ato në Evropën Jugore ku njerëzit priren të darkojnë vonë”, u shpreh shkencëtari, lider i studimit.

Posted Under:
Anash Lifestyle
Tagged:
Darka ora Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Në nominim kokë më kokë, kush u largua nga Ferma Vip mes Henrit dhe Blerinës

më shumë...

“Dëshira ime, të hanim një darkë të gjithë si familje”, fermeri emocionon me historinë e tij, kush e surprizoi

më shumë...

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie maska, Vanesa është treguar naive

më shumë...

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka ndryshuar pas ikjes së Vanesës, nuk është real

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:11

Në nominim kokë më kokë, kush u...

12:02

“Dëshira ime, të hanim një darkë të...

11:26

Indri i përgjigjet Sarës: Po të bie...

11:15

“I ka humbur busulla”, Sara: Indri ka...

11:02

Indri letër Vanesës, çfarë shkruhet në të,...

10:46

Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i...

10:23

Këshilli i BE-së miraton 21 milionë euro...

10:04

“Nuk do kemi kontakte, as brenda as...

9:53

Aksident tragjik në aksin Lezhë-Rrilë, humb jetën...

9:38

Delegacioni i Katarit negocion me ministrin e...

9:01

Nis Ferma VIP 3, surpriza dhe eliminime!...

8:35

Këshilli i Sigurimit në OKB paralajmëron: Ka...

7:52

Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...

7:35

Zelensky: Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund...

7:13

NATO fton presidentin e Ukrainës në samitin...

6:56

Zjarri në Panaja të Vlorës, flakët përhapen...

6:09

AKSK paralajmëron qytetarët: Kujdes nga faqet false...

5:52

Vuçiç: Serbia mund të jetë përparësi strategjike...

5:34

“Gjatë natës u godit një konvikt studentësh”,...

5:06

Tragjedi në Itali! 22-vjeçari shqiptar humb jetën...

Më të klikuarat

  • Përfundon numërimi i votave, zgjidhet kreu i ri i Dhomës së...
  • 76-vjeçari me kamion futet në korsinë e kundërt, përplaset k...
  • A do të vazhdojnë të rriten qiratë në vend? Eksperti: Po shk...
  • Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...
  • Fier/ Kapet me dy kallashnikovë në banesë dhe municion lufta...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.