Policia e Shtetit ka shtuar masat për parandalimin e  hedhjes në treg të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve që rrezikojnë sigurinë publike, jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

 

Masat e shtuara  konsistojnë  në rritjen e kontrollit të territorit për zbatimin e kritereve të prodhimit , magazinimit e përdorimit të lëndëve piroteknike e fishekzjarrëve në prag të festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Vetëm javën e fundit në të gjithë vendin  jane  kontrolluar 334 subjekte (dyqane të ndryshme, makete apo supermarkete) si dhe tregje të shumicës, ku  janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

 

Duke qene se po afron Festa e Krishtlindjeve dhe e Vitit te Ri 2020, me qëllim krijimin e mjedisi të sigurt për qytetarët, marrjen e masave për zbatimin e akteve ligjore dhe nënligjore , për parandalimin  e shkeljeve dhe ngjarjeve të ndryshme  në prag  të festave të fundvitit , Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit u ka kërkuar te gjitha strukturave vendore te policisë zbatimin e disa detyra shtese të cilat konsistojnë në:

 

Ushtrimin e  kontrolleve çdo ditë për verifikimin e aktivitetit  të subjekteve  të licencuar  dhe njësive që tregtojnë fishekzjarrë, nëse  tregtojnë ato sipas përcaktimeve “Artikujt të lejuar e të ndaluar”

 

Kontrollin për magazinimin dhe  tregtimin e lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve , në funksion të parandalimit të shkeljeve dhe ngjarjeve me pasoja të rënda për jetën dhe shëndetin , si dhe për kapjen  dhe vënien para përgjegjësisë ligjore  të personave  që shkelin rregullat  e magazinimit dhe tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *