Subscribe

Pushimet e verës mund të kthehen në burim sëmundjesh përsa i përket atyre të lëkurës. Keqekspozimi në diell, apo infeksionet që mund të merren nga plazhi apo uji i pishinave, janë disa nga rreziqet në rast se nuk tregohet kujdesi i duhur. Dermatologët japin këshillat për parandalimin apo trajtimin në rast djegieje apo infeksioni.

 

MONIKA FIDA

DERMATOLOGE

“Apeli që duhet të japim, është që para frekuentimit të pishinave/plazheve do na duhet të realizojmë një larje të trupit. Së dyti, këto persona që kanë shqetësime të tilla t’u drejtohen mjekëve për të marrë mjekimin e duhur. Një grup tjetër patologjish janë ato infektive bakteriale, që shoqërohen me elementë të ngjashme si djegie.”

 

Grupmosha më e rrezikuar nga ekspozimi i pakontrolluar janë fëmijët. Mjekët këshillojnë shmangien e orëve të pikut, nga ora 12:00- deri në 16:30.

 

MONIKA FIDA

DERMATOLOGE

“Apeli është që mosha pediatrike duhet të ekspozohen në orët e mëngjesit, duke aplikuar kremrat adekuatë, me faktorë të lartë mbrojtës, të vendosin kapele dhe syze dielli.”

 

Ndërsa rrezatimi i tepërt mund të çojë deri në kancer të lëkurës, raste të cilat rriten dhe janë më përhapura në periudhën e verës.

 

MONIKA FIDA

DERMATOLOGE

“Në këtë grup të personave që janë të rriskuar, hyjnë: personat që kanë histori familjare të kancerit në lëkurë, persona të cilët trajtohen me preparate imunosurpresorë. Zakonisht këto persona, përpara frekuentimit të plazheve bëjnë një kontroll periodik të përvitshëm për të parë gjendjen e nishaneve të tyre dhe nëse kanë risk më të rritur.”

 

Lëkurat me akne, vetiligo, apo me pigmentim shumë të zbehtë, duhet të tregojnë një kujdes të shtuar për mbrojtjen nga rrezet e diellit, pasi janë më të rrezikuarat nga prekja e sëmundjeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *