Subscribe

Në darkën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, është shumë e vështirë t’i rezistosh tundimit për të provuar gjithcka mes gjithë larmisë së ushqimeve të shijshme.

Por mbingarkimi i stomakut me ushqim, bën që spitalet të mbushen plot kryesisht në 2 ditët e para të vitit, siç e konfirmon edhe mjekja Svetllana Bitincka, e ftuar mëngjesin e sotëm në “7pa5”, në Vizion Plus.

Mjekaj thotë se përgjithësisht shqiptarët mbingarkojnë veten dhe frigoriferin,si një popull i privuar nga ushqimi në bazë të historisë.

Bitincka ka një sërë këshillash për mirëmbajtjen dhe përgatitjen e protuktit kryesorë të tryezës së festave, që është mishi.

“Produktet ushqimorre, sidomos mishi është i rrezikshëm, nëse nuk trajtohen si duhet. Duke filluar nga pika e blerjes. Sepse ne duam të blejmë mish bio te fshatari, por aty nuk ka kontroll. Nga therja te mirëmbajtja, ai mish është i kontaminuar kur kalon te konsumatori.

Një dasëm në Korcë ku të gjithë dasmorët përfunduan në spital. Shkak u bë mishi pas pjeksjes. Ishte mbajtur në ambjent të ftohtë, por jo frigorifer. Nusja dhe dhëndri përfunduan te infektivi në Tiranë”, tregon mjekja./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *