Kujdes! Konsumimi i tepërt i alkoolit shkakton…

Konsumimi i alkoolit shpesh herë është cilësuar si një efekt negativ në shëndetin e secilit nga përdoruesit.
Sidomos sezonet e festave janë dhe ndër periudhat më të vështira që secili konsumon sasi të mëdha të pijeve alkoolike.
Por, kur jemi te konsumimi i alkoolit, duhet të kemi parasysh se ka një limit se sa guxojmë të pimë brenda një jave, pavarësisht cilës sezon të vitit jemi.
Ekspertët rekomandojnë që mos t’i konsumoni më shumë se nëntë kënaçe birra (nga 440ml) brenda një jave, dhe se këtë sasi duhet ta shpërndani përgjatë disa ditëve e jo brenda një nate.
Kjo për shkak sek konsumimi i tepërt i alkoolit shpie në sëmundjen e kancerit dhe në shumë sëmundje tjera serioze.
Kujdes nëse ju konsumoni alkool duhet të dini patjetër që mund të vuani nga këto sëmundje;
– Kanceri i gojës, fytit dhe gjoksit
– Sulmi në tru
– Sëmundjet e zemrës
– Sëmundjet e mëlçisë
– Dëmtimet e trurit
– Dëmtimet në sistem nervor
Sidoqoftë, duke marrë parasysh se është sezoni festiv dhe shumica e njerëzve nuk mund t’i rezistojnë alkoolit, ekspertët rekomandojnë që të paktën:
– Të pini ujë mes pijeve alkoolike
– Të pini në sasi të moderuar dhe ta ndalni veten
– Të pini ujë para se të flini
– Flini sa më shumë që të mundeni të nesërmen.




