Duke qenë se një person ecën afërsisht 245-292 kilometra në vit, duhet të gjejë patjetër këpucët perfekte dhe të rehatshme pë lëvizje. Të veshësh gjëra të modës është diçka e mirë, por më parë duhet të tregoni kujdes për shëndetin.  Më poshtë ju sjellim një listë të 6 llojeve të këpucëve që ndikojnë negativisht në shëndet.

1. Këpucët me majë – mund të jenë në modë, por në të njëjtën kohë mund të jenë shumë të dëmshme për këmbët. Përpara se t’i blini, sigurohuni që janë të rehatshme, pasi kjo mund të çojë në dhimbje nervore.

2. Shapkat me gisht – janë perfekte në verë apo në plazh, por jo domosdoshmërisht të rehatshme dhe të mira për shëndetin. Së pari, ato sjellin probleme me lëkurën në mes gishtave, si dhe probleme tek këmbët apo gjunjtë, pasi këmba nuk mbështetet tamam.

3. Takat e larta – duken bukur dhe më shumë tërheqëse, por ato shkaktojnë probleme të rënda. Takat e larta ndikojnë në dhimbjet e shpinës, probleme nervore, thonj nën mish apo dhe ndonjëherë shkaktojnë ndrydhje.

4. Këpucët e sheshta dëmtojnë këmbët tuaja. Kjo ndodh sepse ato nuk kanë mbështetje në harkun që vë presion mbi fasadën e shputës, gjë që sjell dhimbje në gjunjë dhe shpinë.

5. Këpucët me platformë nuk janë fleksibël dhe janë shumë të forta. Këmba jonë ka nevojë për këpucë që përkulen në një farë mënyre. Ato duhet të përforcojnë lëvizjen e këmbës, por këpucët me platformë bëjnë të kundërtën duke ‘kundërshtuar’ mekanizmin e ecjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *