Kompania e energjisë ka nisur një verifikim të kontratave të energjisë elektrike në të gjithë vendin, por me fokus më shumë në kryeqytet.
Qëllimi është verifikimi i adresës së abonentit, nëse është objekt banese apo objekt për ushtrim biznesi. Enea Karakaçi, administrator i “OSHEE Grup”, tha se po rakordohen adresat me tatimet
“Kemi vënë re që katet e dyta apo të treta të pallateve janë kthyer në biznese, por kontrata e energjisë është hapur si abonent familjar. Familjet dhe bizneset kanë një çmim të ndryshëm energjie. Ndaj shumë subjekte përfitojnë në mënyrë të padrejtë një çmim më të ulët edhe pse funksionojnë si biznese”, sqaroi Karakaçi.
Kontrata e energjisë po verifikohen me adresën e subjekteve që janë të regjistruar në tatime. Deri më tani janë rreth 1000 raste të evidentuara për të cilat OSHEE ka kërkuar ndryshim të kontratës me subjektet.
/vizionplus.tv





