E mërkurë, 30 Shtator 2026 Zilia deri në 01:15 Në vijim ora 01:15: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Lifestyle

Kujdes! Ja çfarë ndodh me organizmin nëse gëlltisim çamçakëz

Nëse gëlltisni një sasi të madhe çamçakëzi për një periudhë të shkurtër kohore mund të bllokojë traktin digjestiv.

Sipas mjekëve nëse sasia e çamçakëzit është e madhe dhe shumë e ngurtë mund të shkaktojë pothuajse të njëjtat probleme në stomak siç mund të shkaktojë gëlltitja e ndonjë monedhe.

Reklamë

Kjo gjë mund të konsiderohet si më serioze tek fëmijët e vegjël.

Çamçakëzi është i përbërë nga materiale natyrale dhe sintetike. Trupi mund të përthithë materialet natyrale si për shembull ëmbëlsuesit, por nuk mund të tresë çamçakëzin.

Ai mund të kufizojë lëvizshmërinë e zorrëve, por mund të dalë me jashtëqitjen./Living

Vazhdo të lexosh

Reklamë