Subscribe

Gjermania vendosi zgjatjen e masave për të parandaluar përhapjen e  pandemisë  deri më 18 prill.

 

Gjatë periudhës së pushimeve të Pashkëve, nga data 1 deri në 5 Prill, masat do të jene edhe me të rrepta.

 

Të gjitha dyqanet do të mbyllen gjatë periudhës pesë-ditore ku përjashtim do të bëjnë vetëm dyqanet ushqimore të cilat do të hapen më 3 Prill.

 

Gjithashtu gjatë festave nuk do të lejohen të grumbullohen  më shumë se pesë persona të rritur nga dy familje. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se situata ishte shumë serioze pasi numri i të infektuarve ditorë mbetet i lartë.

 

ANGELA MERKEL

KANCELARJA GJERMANE

“Numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale dhe shtretërit e kujdesit intensiv po mbushen përsëri. Ne jemi në një situatë shumë, shumë serioze për shkak të përhapjes së varianteve të koronavirusit në vend. Ajo që kemi është në thelb një pandemi e re. Virusi i ri është dukshëm më vdekjeprurës dhe më infektues”

 

Ndërkohë organizata  botërore e shëndetësisë ka kritikuar sërish pabarazinë në shpërndarjen e vaksinave anticovid në botë.

 

TEDROS GHEBREYESUS

KREU I OBSH-së

 

“Vendet që tani po vaksinojnë njerëz të rinj, të shëndetshëm me rrezik të ulët të sëmundjes po e bëjnë këtë me koston e jetës së punonjësve shëndetësorë, njerëzve të moshuar dhe grupeve të tjerë në rrezik në vendet e varfra. Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave nuk është vetëm një zemërim moral. Është gjithashtu ekonomikisht dhe epidemiologjikisht vetë-shkatërruese”

 

Vetëm 0,1 përqind e dozave të administruara në të gjithë botën janë shpërndarë në vendet me të ardhura të ulëta, ndërsa vendet me të pasura kane përfituar më shumë se gjysmën e vaksinave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *