E hënë, 9 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Bota

Kufiri me Kosovën, Vuçiç kërkon ndihmën e Putin

Edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vucic, deklaron se është pro rishikimit të kufijve me Kosovën, megjithatë thekson se kjo gjë nuk varet nga ai.

 

 “Unë angazhohem dhe kjo është politika ime për demarkacionin e kufijve me shqiptarët. Nuk dihet nëse do të kemi sukses pasi demarkacioni nuk varet vetëm nga ne. Duhen dy persona për të kërcyer tango. Nuk mund të flasim mbi negociatat me shqiptarët e Kosovës, por zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo thjesht ose thjeshtuar, siç e imagjinojnë disa.

 

Reklamë

 Ne kulmi e debatit per kufijtë presidenti serb Vucic kerkon mbështetjen nga Rusia. Ai do të zhvillojë një takim në Moskë ku do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin. Sipas mediave serbe takimi do të zhvillohet më 15 shtator, e çështja kryesore e bisedimeve do te jete Kosova.

 

Gjatë takimit të fundit të presidentëve të Serbisë dhe Rusisë në Moskë më 8 maj, u njoftua se Rusia do të monitorojë në mënyrë aktive përmbajtjen e bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, dhe në veçanti ndikimin e faktorit ndërkombëtar për këtë çështje. Vuçiç theksoi se ishte e pamundur për të marrë ndonjë zgjidhje për çështjen e zgjidhjes së Kosovës, pa pëlqimin e Rusisë.

 

Ndërkohë para takimit me Putin, javën e parë të shtatorit, Vuciç do të takohet në Bruksel me presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në kuadër të dialogut të nivelit të lartë të ndërmjetësuar nga Brukseli. Dy vendet kanë intensifikuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila sipas palës kosovare do të jetë njohja reciproke mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqesë në Bruksel idenë e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, megjithatë ai ka theksuar vështirësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Beogradin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë