E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Kufiri Kosovë-Serbi, deputeti gjerman: Nëse ka marrëveshje, vlen të diskutohet

Kryesuesi i Komisionit për Çështje Evropiane në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum, është shprehur se nëse korrigjimi i kufinjve do të ishte pjesë e një pakoje të përgjithshme, atëherë për këtë duhet të diskutohet.

 

Zyrtari gjerman, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku ka thënë se “Gjermania, për dallim nga Franca, SHBA-ja, por edhe Komisioni Evropian, është më e rezervuar në këtë pyetje. Ky hap nuk është diçka që e zgjidh tërë problemin. Por kjo iniciativë mund të jetë vetëm një pjesë e një pakoje (më të gjerë”.

 

Reklamë

Ndër të tjera Krichbaum ka theksuar se nëse kjo do të sillte zgjidhje, atëherë për këtë duhet diskutuar, por ka thënë ai kjo më tepër është kompetencë e Komisionit Evropian.

 

Gjithashtu ai ka thënë se Gjermania do të shfrytëzojë tërë ndikimin e saj, sepse është e interesuar për normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, por edhe në tërë rajonin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë