Gjermania vijon këmbënguljen kundër shkëmbimit territorial mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e zgjidhjes se konfliktit mes dy vendeve. Në lidhje me ndryshimin e mundshëm të kufijve u zhvillua një debat i gjatë në Bundestag, ku nuk munguan replikat. 

Deputetet e partive të qendrës si ata te koalicionin qeverisës ashtu edhe Partia Liberale dhe të gjelbrit refuzojnë idenë e shkëmbimit të territoreve.

Ministri  i jashtëm gjerman Heiko Maas  i konsideroi  marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë tejet të përkeqësuara, duke u zotuar se Berlini zyrtar  do të jetë tejet i angazhuar për dialogun e duke hedhur poshtë idenë e ndryshimit të vijës kufitare.

HEIKO MAAS

MINISTER I JASHTEM GJERMAN

Qëllimi është që të largohemi nga zgjidhjet me kufij, të cilat janë parashtruar në tryezë jo vetëm nga palët, por edhe nga të tjerë, që duan të ushtrojnë ndikim atje. Por kjo do të arrinte vetëm një përparim të gënjeshtërt. Lojëra me ide të tilla vetëm sa e shtyjnë zgjidhjen për problemet e ndërlikuara dhe nuk çojnë askund vetëm se në një rrugë te verbër.

Deputetët e ekstremit të djathtë i ne apel kancelares Angela Merkel të përfshihet seriozisht pro ndryshimit të kufijve.

ANTON FRIESEN

ALTERNATIVA PER GJERMANINE

Qeveria gjermane do të bënte mirë të angazhohej për një këmbim territoresh, në mënyrë që serbët në Kosovën e Veriut të mbrohen në kuadër të shtetit të tyre, dhe zonat shqiptare të prirura për destabilizim në jug të Serbisë, të stabilizohen duke u bashkuar me territorin e Kosovës.

Edhe partia e majtë u shpreh pro këmbimit të territoreve. Sipas tyre kjo ide mbështetet  nga dy presidentët, Thaçi dhe Vuçiç dhe ka bekimin jo vetëm të Moskës. Në sallën e parlamentit gjerman nuk munguan as kritikat për presidentin amerikan Donald Trump dhe rolin e tij në Kosovë.

MANUEL SARRAZIN

PARTIA TE GJELBRIT

Kosova po trajtohet nga zoti Trump si një koloni. Jo nga Bashkimi Evropian. Ne duhet ta refuzojmë këtë duke thënë se nuk do të ketë këmbim territoresh, sepse njerëzit në Kosovë dhe Serbi janë kundër këtij opsioni.

Këto diskutime për Kosovën u zhvilluan pasi në rendin e ditës në parlament ishte miratimi për stacionimit të 400 ushtarëve  gjermanë si pjesë e KFOR-it në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *