Subscribe

Presidenti Ilir Meta deklaroi se nuk ka asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare lidhur me vendimin e Greqisë për të zyrtarizuar zgjerimin me 12 milje në Detin Jon.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i shtetit u shpreh se gjatë gjithë kohës, ka ofruar të gjithë bashkëpunimin në këtë proces, duke siguruar respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Deri në këto momente, shtoi Meta, nuk kam asnjë njoftim apo kërkesë zyrtare, që të sugjerojë ndërprerjen, pezullimin apo përfundimin e procesit të negociatave dypalëshe, nga ekipi negociator apo nga qeveria shqiptare. Për çdo zhvillim, që lidhet drejtpërdrejt apo ndikon në procesin e negociatave për delimitimin e hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, kam kërkuar informacion shterues dhe analizë të plotë të qeverisë shqiptare, sipas përgjegjësive, që i takojnë sipas ligjit. I rikujtoj edhe një herë përfaqësuesve të institucioneve në të gjithë nivelin hierarkik shtetëror, detyrimin dhe përgjegjësinë për përputhshmërinë e plotë të veprimtarisë së tyre kushtetuese dhe ligjore, në shërbim të interesave shtetërore dhe kombëtare.”

Më tej, ai siguroi të gjithë qytetarët shqiptarë se nuk do të lejojë për asnjë moment të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare të Shqipërisë nga “cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar”.

“Sipas traditës së vendosur, pasi të vihet në dijeni të plotë të informacioneve të kërkuara zyrtarisht, do të bëj plotësisht transparent vlerësimet dhe qëndrimet e mia në lidhje me të gjitha zhvillimet ndaj kësaj çështjeje.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *