Kosova
Kufinjtë Kosovë-Serbi/ Nishani, kritika qeverisë Rama, pse hesht

Ish-Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, kritikon qeverinë shqiptare për heshtjen përballë paralajmërimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për korrigjim të kufijve dhe kërkesave të Beogradit për t’ia bashkangjitur Serbisë veriun e Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook Nishani shkruan se pse nuk ka asnjë reagim nga qeveria shqiptare në lidhje me debatin për ndryshimin e kufinjve.
Reklamë
“A mund të thotë dikush, PSE Qeveria Shqiptare hesht ndaj kërkesës së Beogradit për t’i dhënë Serbisë territoret shqiptare në Mitrovicë ?
Ja citimi i Kushtetutës së Shqipërisë.
Neni8
‘Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj’.”
Vazhdo të lexosh
Reklamë




