Subscribe

Per here te pare presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaron se është pro ndarjes së Kosovës. Megjithatë kreu i shtetit serb gjithashtu thekson se rishikimi i kufijve nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga Prishtina zyrtare.

 

 “Unë mbështes ndarjen e Kosovës, dhe nuk e fsheh këtë. Kjo është politika ime edhe nëse do e marr apo jo mbështetjen e popullit serb. Por unë jam në favor të demarkacionit me shqiptarët e Kosovës. Të kesh një territor që askush nuk di si ta trajtojë, ose që shërben gjithnjë si burim konflikti të mundshëm, nuk është diçka e mirë. Por nëse do të kemi apo jo sukses me demarkacionin, kjo nuk varet vetëm nga ne. Tango ka për dy persona që të vallëzohet!”

 

Megjithatë presidenti serb la të kuptohet se edhe Beogradi kërkon Mitrovicën e Veriut me shumicë serbe. Por ai refuzoi të flasë më konkretisht për çështjet që do të bisedohen në Bruksel në kuadër të fazës finale të dialogut.

 

“Nuk mund të flasim mbi negociatat me shqiptarët e Kosovës, por zgjidhja për Kosovën dhe Metohinë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, jo thjesht ose thjeshtuar, siç e imagjinojnë disa.”

 

Kjo është deklarata e pare e presidentit të Serbisë që mbështet idenë e Hashim Thaçit.

 

Dy liderët kanë intensifikuar bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, e cila sipas palës kosovare do të jetë njohja reciproke mes dy vendeve. Kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi do të paraqesë në Bruksel idenë e tij për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *