Subscribe

Kryeministri Edi Rama, presidenti serb Aleksander Vucic edhe zëvendës kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov zhvilluan takimin e radhës në Beograd në kuadër të nismës “Ballkani I Hapur”.

Lehtësimi i import-eksporteve,eleminimi i barrierave dhe mbështetja në ecurinë ekonomike të vendeve të përfshira kanë qënë ceshtjet kryesore  qe janë diskutuar mes tre liderve.

Pas një viti e gjysmë Serbia-Shqipëria-Maqedonia e Veriut nuk do të kenë më asnjë pengesë në kufi për qyetarët e tyre teksa do të kalojnë lirëshëm në këto tre vende. Ky ishte premtimi i tre udheheqësve.

 

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT NE SERBI

 

 “Njerezit tanë për një vit e gjysëm do të levizin pa asnje kufizim, do të jetë në të njëjtën menyre siç po ndodh nga Nishi në Beograd edhe anasjelltas. Askush nuk po ndërhynë në qeverinë dhe shtetet tona , por ne po punojmë për tia bërë më të lehtë jetën e qytetareve tonë. Të gjithë janë në favor të kësaj”.

EDI RAMA

KRYEMINISTER

 

“Sot. ndyshe nga heret e tjera fokusi ka qene tek bizneset, punetoret dhe studentet, që janë fituesit real te kesaj nisme. Nga janari presim që të ketë një lehtesim të dukshëm në dogana per mallrat, bizneset edhe fermeret. Prandaj “Ballkani i Hapur” pa diskutim eshte nje nisme ne sherbim te njerezve, te shoqerise, ku pervec problematikave qe jane pjese e kesaj kohe, ata meritojne te jene pjese te nje veprimi më të madhë.”

NIKOLA DIMITROV

ZEVENDESKRYEMINISTRI I MAQEDONISE SE VERIUT

 

“Bashkepunimi rajonal është një zgjedhje e duhur, është evropiane. Mendoj që nuk ka dyshime që të perballesh me problemet kur do të kesh mundesi  të krijosh edhe zgjidhje. Shkupi i jep shume rendesi kësaj nisme, edhe ju mund te kuptoni shume mire këtë”.

I pyetur nga Vizion plus nese kjo nisme bie në kundershtim me procesin e Berlinit, kreu i ekzekutivit u përgjigj:

EDI RAMA

KRYEMINISTER

“Pikerisht pse procesi i Berlinit pasi ka vendosur vlera, ka mbetur në rruge nga një samit në tjetrin cdo vit edhe me qartesisht ne pamundesi per te zbatuar ata qe thuan eshte krijuar kjo nisme. Nuk eshte sgje tjt pervec ztimin e preocesit te berlinit, duke e pershpejtuar procesin. Nuk eshte per 3 vende por per te tre, por ndryshe nga procesi i berlinit nuk te merr peng .eshte shume e thjesht edhe e perseri, kemi shpjeguar per te gjithe ata qe nuk duan te kuptojne , ballkani i hapur eshte per te gjithe rajonin edhe jo vetem për tre vendet”.

Përsa i perket 3 vendeve të ballkanit perendimor që refuzopjnë t’i bashkohen nismes, presidenti serb u shpreh se pavaresisht marredhenieve politike “ ballkani i hapur”  është në interesin e  të gjithë rajonit.

ALEKSANDER VUÇIÇ

PRESIDENT NE SERBI

 

“Ne i kemi hapur prishtines sarajeves edhe podgorices.  Kur e bejme kete ata thone se nuk dua te behem pjese per shkak te vucic apo te rames. Ka ide politike, e mbeshtetur ne urrejtjen e dikujt per arsye politike. Ne do te zgjidhem problemet tona me prishtine ne bruksel por kjo nisme i liron levizjen e bizneseve edhe qytetareve, nuk e kuptoj pse dikush nuk do te behet pjese ne kete.”

Edhe pas dorëheqjes se kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran zaev, Shkupi do të vazhdojë të mbeshtesë nismën rajonale,

 NIKOLLA DIMITROV

ZEVENDESKRYEMINISTRI I MAQEDONISE SE VERIUT

 “Ëshët interesante qe referohet rreziku edhe lideri i opoziutes. Po flas ne përgjigje të  qytetareve të maqedonise se veriut të cilet  duan te zhvillohen projekte për të krijuar  marredhenie te mira. Por edhe nese te  kete ndryshime ne qeveri do te kete deshire te ece para me demokracine edhe per te patur nje bashkepunim me rajoni. edhe per kete arsye nuk besoj se ekziston nje rrezik që te mbetet jashte. “

Tre lideret do te zhvillojne takimin e radhes ne Tirane ne fund te dhjetorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *