Përplasja e një motori me pjesen e betonit anes rrugës ka rezultuar fatalë për një grua 46-vjece në fshatin Goraj të Kucovës.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi këtë të enjte ne mesdite.

 

Viktima Miranda Pasho ishte duke udhëtuar si pasagjere  në motor bashkë me djalin e saj 20-vjecar i cili ishte në timon.

 

I riu ka humbur kontrollin e motomjetit dhe është përplasur me pjesen anesore te rruges e veshur me beton, duke shkaktuar vdekjen e pasagjeres.

 

Po ashtu në spital por jashtë rrezikut është shtetasi Leonard Pasho, 20 vjec.

 

 

Kuçovë/Informacion paraprak

 

Ne rrugën rurale të fshatit Goraj, Perondi, shtetasi L.P., 20 vjeç, duke drejtuar një motomjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat e rrugës.

 

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën, pasagjerja në motomjet shtetasja M.P., 46 vjeçe.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *