Pas 6 dekadash të sundimit të familjes Castro në Kubë, Asambleja Kombëtare e vendit pritet të zgjedhë udhëheqësin e saj të ri.

 

Nuk mund të ketë surpriza pasi 57 vjeçari Miguel Diaz-Canel i cili mban postin e zëvendëspresidentit, do të zërë vendin e Kastros, ndërsa presidenti në pension do t’i dorëzojë detyrën trashëgimtarit të tij, si shef i parë i shtetit, i cili pas 6 dekadash nuk do të jetë më nga familja Kastro.

 

Por kush është Miguel Diaz-Canel dhe çfarë do të thotë zgjedhja e tij në krye të një vendi të drejtuar nga vëllezërit Fidel e Raul Kastro, për gati 60 vjet?

 

Vendasit e tij e njohin si një politikan të suksesshëm. Ai ka mbajtur edhe postin e ministrit të arsimit të Kubës. Sipas mediave shtetërore, ai ka organizuar takime të rëndësishme në Kubë me udhëheqës të disa shteteve me ekonominë më të zhvilluar nga lindja në perëndim, si dhe ka udhëhequr disa delegacione qeveritare.

 

Por Diaz-Canel do të mbajë një peshë të madhe në një kohë që marrëdhëniet me SHBA-të po bëhen më problematike. Ringjallja e ekonomisë së Kubës nga ana tjetër është e para në listën e prioriteteve për presidentin e ri.

 

Ardhja në pushtet e brezit të lindur pas Revolucionit të vitit 1959 shihet si një lëvizje pozitive për Kubën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *