E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Kuba liron mbi 2 mijë të burgosur

Kuba ka njoftuar lirimin e 2 mijë e 10 të burgosurve. Autoritetet e përshkruajnë këtë hap si një “gjest humanitar dhe sovran”, duke theksuar se ai vjen pas një procesi të detajuar rishikimi të rasteve individuale.

Sipas qeverisë kubane, përzgjedhja e përfituesve është bazuar në natyrën e veprës penale, sjelljen gjatë vuajtjes së dënimit, gjendjen shëndetësore dhe kohën e kryer në burg. Nga kjo masë janë përjashtuar personat e dënuar për krime të rënda apo me dhunë.

Në mesin e të liruarve përfshihen të rinj, gra, persona mbi 60 vjeç, si dhe shtetas të huaj dhe kubanë që jetojnë jashtë vendit.

Ky është amnistia e dytë e shpallur nga Kuba gjatë këtij viti dhe e pesta që nga viti 2011. Autoritetet theksojnë se masa lidhet edhe me një praktikë tradicionale të faljeve gjatë Javës së Shenjtë.

Reklamë

Vendimi vjen në një moment kur Havana ndodhet në dialog të vazhdueshëm me Shtetet e Bashkuara, duke e bërë këtë zhvillim me rëndësi edhe në planin diplomatik.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë