Franca mund rivalen direkte ne Grupin A Suedinë dhe nis shkëputjen drejt Rusisë. Skuadra e Deshamp ka dominuar pjesën e pare ne Stade de France por nuk ka arritur te gjeje rrugën e rrjetës gje qe e kane bere miqte me te filluar pjesa e dyte me ane te Forsberg. Por gjelat jane zgjuar dhe Brenda 7 minutave kane përmbysur gjithçka me ane te Pogba dhe Pajet. Ne Grupin C, Gjermania shkatërron 0-8 San Marinon modeste. Lev me nje ekip te ri ne fushe tregon se vetëm talentet nuk mungojnë teksa njeri prej tyre Serzh Gnabri shënon nje triplet ne debutimin e tij me kombëtaren teksa kjo nuk ndodhte prej 40 vjetësh te kampionet e botes. Rrugën e rrjetës e kjane gjetur edhe dy here Hektor, Folland dhe Khedira ndërsa nje e kane shënuar vendasit ne portën e tyre. Ne vend te dyte ngjitet Irlanda e veriut qe shkatërroi Azerbajxhanin 4-0 ndërsa Republika ceke eshhte e katërta pasi mundi Norvegjinë 2-1. Ne Grupin E, Mali i Zi ka dale me 0 pike nga Armenia kur kryesonte pas pjesës se pare 0-2. Por vendasit ne pjesën e dyte kane shënuar tre here dhe kane përmbysur gjithçka. Ne grup kryeson tashme Polonia qe mundi 3-0 ne Rumani vendasit qe krijuan edhe problem me tifozët e tyre. Levandovski per pak sa nuk u godit nga nje fishekzjarr, por megjithe shokun e shpërthimit ka shënuar dy gola ne fund te takimit. Edhe Danimarka nuk pati problem me Kazakistanin teksa fitoi 4-1 ne shtëpi.
Ne Grupin F Anglia fitoi derbin e pare te botes kundër Skocisë ne nje ndeshje shume te ngarkuar emocionalisht per shkak se përkonte me diten e te rënëve ne lufte. Ne Uembli ka çelur serine e golave Starric ne pjesën e pare. Ne te dytën, Lallana dhe Kahill i kane vene vulën fitores 3-0 ashtu sic edhe e meriton nje derbi i tille ku golat jane shënuar te gjithe me koke. Ne ndeshjet e tjera Sllovakia shkatërron Lituaninë 4-0 ndërsa hedh nje hap te mire Sllovenia qe fiton minimalisht ne Malted he eshte e dyta me 8 pike dy me pak se Anglia e vendit te pare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *