Olympiacos, Dinamo Zagreb dhe Crvena Zvezda janë tre ekipet e para që shkojnë në fazën e grupeve të Champions League përmes Play Off.

Greket nuk patën vështirësi të siguronin kualifikimin kundër rusëve të Krasnodar duke fituar edhe në Rusi 2 me 1, ndërkohe që në fushën e tyre kishin triumfuar 4 me 0. Heroi I grekeve ishte El Arabi, autor I një dygolëshi.

Ndërkohe Rosenborg dhe Dinamo Zagreb u ndalën në barazim 1 me 1 në Norvegji rezultat që I buzeqeshi kroateve të cilët kishin fituar takimin e parë 2 me 0 në shtëpi.

Të zotët e shtëpisë shënuan që në minutën e 11 dhe pastaj nisën një seri sulmesh që u ndalen nga portiere I Dinamo Zagreb dhe nga shtylla.

Në minutën e 71, kroatet shënuan një gol me Gojak që I dha fund shpresave të Rosenborg.

Në duelin më të fortë të mbrëmjes të së martës në Champions luajtur ne Beograd, Crvena Zvezda u mjaftua me një barazim 1 me 1 kundër Young Boys për të shkuar në fazën e grupeve. Serbet kaluan më tej falë rregullit të më shumë golave në fushë kundërshtare pasi në Zvicer një javë më parë ndeshje ishte mbyllur 2 me 2. Zhgenji I madh tek helvetet të cilët në minutat e fundit patën 3 raste flagrante për të fituar dhe për të marrë kualifikimin.

Takimet u transmetuan ne Tring.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *