Subscribe

Pas raportit per mësues te paafte ne shkolla zbulohet skema e kualifikimit te arsimtareve. Vizion Plus ka mësuar se edhe ky shërbim do te gjeje zgjidhje përmes bashkëpunimit me agjencitë private dhe ato shtetërore. Mësuesit qe dolën dobët ne testim dhe qe janë ne mase, do te trajnohen nga universitete private dhe publike. Drejtori i institutit te zhvillimit Gert Janaqi tregon se modeli përfundimtar ende nuk është përcaktuar. Detajet e procesit dhe emrat e institucioneve qe do te marrin përsipër aftësimin e mësuesve do te vendosen pas disa ditësh. Kualifikimi nuk do te jete falas. Çdo mësues nga Tirana ose rrethet per aftësimin e tij do te paguaje nje shume parash, kjo ne varësi te institucionit qe kryen trajnimin. Modeli përfundimtar per kualifikimin e mësuesve do te vendoset pas datës 25 mars, dite kur do te mbahet konferenca me eksperte nga europa e rajoni. Frikës se mësuesve per vendin e punës, pak dite me pare ministrja iu dha këtë përgjigje. Pas disa ditësh arsimtaret do te mësojnë universitetin apo agjencinë private, te cilës do ti drejtohen per aftësimin e tyre. Ne testimin kombëtar te kryer nga Ministria e Arsimit 12% e mësuesve dolën mbetës, 64% kane nevoje per kualifikim dhe 25% shume te mire. Testimit iu nënshtruan 17600 arsimtare qe kane me pak se 20 vite pune ne sistem

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *