E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

“Ku janë lekët?”/ Kryefamiljari rrëfen si u dhunua nga grabitësit: Më vunë armën në kokë

Gjergj Doçi ka treguar se si dy persona të maskuar dhunuan atë dhe bashkëshorten e tij, pasi kishin hyrë në banesën e tij në Spiten të Lezhës për të grabitur.

 

Reklamë

61-vjeçari tha se ata ishin veshur me të zeza dhe të armatosur. Për shkak të maskave, nuk arriti t’i njihte.

 

“Autorët u larguan në këmbë, nuk e di si erdhën. Kërkuan para, iu thashë: nuk kemi. Njeri kontrollonte, tjetri rrinte me armë në kokë. Nuk munda t’i njoh prej maskave. Ishin të maskuar dhe me rroba të zeza. I pyeta kush janë, më goditën, gruan e goditën më rëndë.”

 

Nga goditjet, Vitore Doçi ka marrë dëmtime, e për pasojë është transportuar drejt spitalit të Traumës.

 

Autorët arritën të merrnin një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.

Më shumë video

Reklamë