E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ku garojnë liderët e partive në zgjedhje?

Tirana, Vlora dhe Fieri janë 3 qarqet ku kane vendosur te garojnë kryetaret e partive kryesore ne vend. Kryesocialisti Edi Rama per te dytën here ka zgjedhur te jete kandidat i Vlorës, por ndryshe nga 4 vite me pare ai nuk kryeson listën e deputeteve, por është renditur i 6, ne limitin e numrit te deputeteve qe socialistet kane marre ne 2013. Njësoj si edi Rama, numri dy i partisë Gramoz Ruçi ne Fier është ne vendin e 9 te listës se PS, e cila ne këtë qark ne zgjedhjet e kaluara ka marre 9 mandate.

 

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka zgjedhur kryeqytetin per te garuar, duke kryesuar listën e kandidateve per deputet, ndërkohe qe ish-kryetari i PD Sali Berisha është renditur i 6 ne kete liste.

 

Reklamë

Ashtu si ne vitin 2013, kryetaret e partive aleate, garojnë ne siglën e PD ne pozicione te sigurta; ne Tirane Dashamir Shehi e Fatmir Mediu, ne Durres Agron Duka e ne Shkodër Nard Ndoka.

 

Kryetari i Lëvizjes Socialiste per Integrim Petrit Vasili garon i pari ne Fier, dhe numri dy i LSI Monika Kryemadhi e para ne qarkun e Elbasanit.

 

Ndërkohë kryetaret e partive te vogla jane përqendruar te gjithë ne Tirane, i cili është qarku me numrin me te madh te mandateve, 34;  Ben Blushi renditet i pari ne listën e Libras ndërsa e dyta është Mimoza Hafizi; Shpetim Idrizi kryeson listën e PDIU ne kryeqytet dhe pasohet nga Mesila Doda; i pari ne Tirane është edhe Gjergj Bojaxhiu i partisë Sfida.

Vazhdo të lexosh

Reklamë