Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha po hesht për kaosin në Rinas sepse është kukull në duart e presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, sipas kreut të qeverisë Edi Rama.

 

Në një takim që pati me qytetarët në Dropull, Rama tha se Berisha dhe Meta po baltosin Shqipërinë, në prag edhe të stërvitjes ushtarake “Defender 21”.

 

“Ajo që ka ndodhur është një kambanë alarmi për të gjithë. Lulzim Basha është një kukull. Ku është Lulzim Basha, ku është? Çfarë mendon ai për bllokimin e aeroportit, vetëm pak javë përpara stërvitjes më të madhe të bërë ndonjëherë këtu në të gjithë rajonin tonë. Si mund të bëhet Shqipëria lolo? Ku duan të dinë ata për këtë! Ata kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen, për të baltosur Shqipërinë dhe për të shpërndarë në të gjithë Evropën lloj-lloj baltrash dhe llumrash. Lulzim Basha është një kukull që ju afrohet njerëzve me një fytyrë të buzëqeshur me shpresën që njerëzit do të harrojnë që kur ka qenë kryetar bashkie, fjeti gjumë. Hesht, hesht dhe vazhdon takimet duke dhënë premtime. Nuk votohet Lulzim Basha, votohen Saliu, Iliri dhe Monika. Kjo që ndodhi në aeroport është filozofia, vizioni, qasja për të marrë shtetin si plaçkë që duhet sulmuar kur nuk e kanë për vete. Logjikë piratësh, sulm.”

 

Edi Rama akuzoi Metën dhe Berishën se janë ulur për të thurur planin për të penguar vaksinimin e popullatës deri në 25 prill.

 

“Një plan i ndërtuar me ditë, duke menduar se ne do të kapeshim gafil dhe duke patur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë e posaçme që nuk zëvendësohen dot kollaj dhe duhen shumë kohë. Duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 prill këtu të mos vaksinohet asnjeri, të shpërthejë një revoltë dëshpërimi. A e kuptoni sa afër, sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi mbrapsht në të shkuarën që duket sikur është e shkuar dhe e harruar, përsa kohë janë këta njerëz që nuk lënë dy gurë bashkë për të rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për të shkatërruar të gjitha ato që kemi ndërtuar, si një mallkim që vazhdon.”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *