Subscribe

Humbja e ndjenjave të deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu gjatë seancës së të premtes, dhe vizitat mjekësore që janë ndjekur më pas në spital, përfshi dhe foton e skanerit, i cili është publikuar në media, kanë hapur një tjetër debat publik në Kosovë. Gazeta “Ekspres” ka publikuar foton e skanerit të zhvilluar në qendrën universitare të Kosovës, duke aluduar se deputetja e ka fshehur gazin lotsjellës në trupin e saj.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i lëvizjes Vetëvendosjes, i cili së pari akuzon mediat, të cilët sipas saj, kanë marrë përsipër të bëjnë dhe detyrën e mjekëve dhe së dyti shpreh shqetësimin për mënyrën sesi ka dalë në publik ky rentgen. Në komunikatën e saj, Vetëvendosje thekson se “Kjo përbën thyerje të betimit të Hipokratit, betim të cilin e jep çdo mjek. Ata qe e kane nxjerrë në publik kanë thyer çdo kod etik edhe ligjor të mjekësisë, sepse ruajtja e diskrecionit të pacientit është obligative në çdo kusht. Ndaj ata duhet të mbajne përgjegjësi para ligjit”. Ndërkohe vete Haxhiu ne nje reagim ne Facebook, ka theksuar se këto shkrime jane pjese e nje fushate te ashpër politike qe përdor çdo gjë, përfshi dhe policinë e median, kundër opozitës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *