E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Ku do të kandidojë Sali Berisha? E zbulon gazetarja e Vizion Plus

Lista e Partisë Demokratike në Tiranë do të drejtohet nga kryedemokrati Lulzim Basha, ndjekur nga ish-deputetja Jorida Tabaku.

Gazetarja e Vizion Plus, Olta Blaceri, në një lidhje direkte me emisionin “Quo Vadis” tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha renditet i pesti në listën e Qarkut të Tiranës.

Sakaq është mbyllur edhe lista e kandidatëve për Qarkun e Durrësit, ku kryesohet nga Edi Paloka; ndërsa, Agron Duka radhitet i dyti.

Partitë politike kanë afat deri në mesnatën e kësaj të hëne për të dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë