Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj do e kaloj natën e ndërrimit të viteve në Tiranë.

 

Këtë gjë e ka bërë të ditur në emisionin Spotlight me Alban Dudushin në Vizion Plus.

 

Veliaj tha ndër të tjera se Tirana nesër do të ketë një sërë aktivitetesh dhe një spektakël fishekzjarrësh si dhuratë për fëmijët.

 

Në datën 1 janar 2023, kryebashkiaku tha se do shpërndajë shportën e bebes për të porsalindurit.

 

Nesër është kulmi i një stafete të jashtëzakonshme aktivitetesh në sheshin Skëndërbej, ku një këngëtar i kalon stafetën një këngëtari tjetër, ku FanZone që u pa botërori ja kaloi stafetën sheshit të Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

 

Mezi pres që nesër me finalizimin e një viti të suksesshëm, një spektakël fishekzjarrësh që është dhurata për fëmijët e qytetit, për të gëzuar dhe për të kuptuar që ka jetë përtej politikës, luftës dhe mezi pres që sheshin ta kemi plot.

 

Do jem në shesh në datën 31 dhe pastaj në datën 1 fillon shporta e bebes për të lindurit në Tiranë dhe pastaj i rikthehemi rutinës së punës“, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *