Vendi ynë sot u ndikua nga kushte të qëndrueshme atmosferike me vlera të larta barike dhe masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë veriperëndimore.

Moti ka qenë i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar kalimtare në relievet malore ne pjesen e pare te dites.Ne verilindje te vendit ka patur mjegull te dendur. Era ka fryrë me drejtim verilindje – juglindje 1-7m/sek, ndërsa në bregdet dhe zonat luginore hera herës deri në 10m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat u regjistruan
në zona malore 1 deri 17 °C në zona e ulëta 5 deri 24 °C në zona bregdetare 10 deri 23 °C

Po ashtu edhe për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Nëpër lugina do të ketë në orët e mëngjesit mjegull/mjegulline si dhe vesë. Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje 1-7m/sek ndërsa në bregdet 8-10m/sek. Valëzimi në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat parashikohen me renie të lehtë në vlerat e mengjesit ne vendet e ulta dhe bregdet dhe rritje e lehte ne zonat malore nga 2 grad celcius në ato të mëngjesit deri në 25 grad celcius në ato të mesdite Temperaturat parashikohen
në zona malore 2 deri 18 °C në zona e ulëta 4 deri 25 °C në zona bregdetare 9 deri 24 °C

Në rajonin e Ballkanit po ushtron veprim fusha e presionit të lartë atmosferik. Moti do të jetë i kthjellët me vranësira të pakta kalimtare. Për shkak të masave ajrore të ftohta temperaturat e mengjesit do të kenë tendencë rënie Nëpër lugina do të jetë e pranishme mjegulla e mjegullina si dhe vesa e mëngjesit.
Persa i perket Kontinenti Europian,vendet Skandinave dhe Rusia do të ndikohen nga mot pothuajse i vranet me reshje shiu me intensitet te ulet.Pjesa tjetër e kontinentit do të ndikohet nga moti i qendrueshëm me kthjellime e vranësira kalimtare si dhe rënie temperaturash në orët e mëngjesit e të mbrëmjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *