Ditën e mërkurë do të nisë qarkullimi i masave ajrore të paqendrueshme. Moti do të karakterizohet nga kthjellime e vranësira, të cilat në bregdet do të jenë të dendura. Reshjet e shiut do të përfshijnë në orët e mëngjesit zonat bregdetare dhe në mesditë edhe zonat e ulta.

 

Intensiteti i reshjeve, i ulët e me shtrëngata në pjesën bregdetare. Era do të fryjë me drejtim juglindje e jug 4 deri 8 m/sek, e hera-herës përgjatë vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen 9 deri në 27 gradë celcius.

 

Kjo situatë do të sjellë përkeqësim të motit në rajonin e Ballkanit. Në të gjithe vijën bregdetare të Adriatikut do të ketë reshje shiu dhe shtrëngata të vazhdueshme gjatë ditës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *