E martë, 10 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Kthjellime e vranësira, parashikimi i motit për sot

Edhe për ditën e sotme ( e premte) vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme por edhe të ftohta njëkohësisht.
Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët me vranësira të pakta në pjesën më të madhe të territorit.
Në relievet malore moti parashikohet me kthjellime por edhe alternime vranësirash
kalimtare të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare e përgjatë bregdetit përkohësisht e vrullshme duke u pasuar nga valëzim në dete të forcës 2 dhe 3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zona malore -4 deri 7°C
në zona e ulëta -4 deri 14°C
në zona bregdetare 1 deri 14°C

Vazhdo të lexosh

Reklamë