Për ditën e sotme vendi ynë do jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

 

Moti parshikohet me kthjellime dhe vranësira të pakta kalimtare. Era do të fryjë me me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejetësi deri ne 20m/sek kryeisht përgjatë vijës bredgetare dhe zonave luginore. Valëzimi në dete të forcës 2-3 ballë.

 

Temperaturat parashikohen: në zona malore -1 deri 13°C
në zona e ulëta 2 deri 15°C
në zona bregdetare 3 deri 16° C

 

Rajoni i Ballkanit ditën e mërkurë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parshikohet me kthjellime dhe vranësira kalimtare. Masat ajrore më të ftohta do të sjellin edhe një rënie të temperaturave në të dyja vlerat.

 

Sa i përket Kontinentit Europian, pjesa më e madhe e kontinenti pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira në zhvillim përgjatë relieveve malore të kontinetit. Vende Skandinave pritet jenë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot me vranësira dhe reshje bore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *