E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 sekonda më parë
Sociale

Kthjellime dhe vranësira/ Parashikimi i motit për këtë të shtunë

Dita e shtunë do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme.

 

Moti parashikohet fillimisht me kthjellime e gradualisht shtim të vranësirave deri të dendura në të gjithë vendin. Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga veriperëndimi-verilindja dhe shpejtësi 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijë bregdetare dhe zonave luginore fiton shpjetësi deri ne 15-18m/sek. Valëzimi në dete i forcë 2-3 ballë.

 

Reklamë

Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 8°C
në zona e ulëta -1 deri 14°C
në zona bregdetare 7 deri 14° C

Rajoni i Ballknait do të mbetet nën ndikim të masave ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet me diell në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të përqendruara në pjesën jugore të rajonit.

 

Kontinenti Europian do të jetë nën ndikim të masave ajrore të qendrueshme. Moti i kthjellët do të mbizotëroj në pjesnë më të madhe të kontinentit. Ndryshe paraqitet situata në Ishujt Britanik ku ndikimi i një sistemi frontal do të sjelli mot me vranësira dhe reshje shiu hera-herës në formën e shtrëngatave dhe stuhive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë