Këtë të hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme.

 

Masa e ajrit eshte e lagesht me origjinë jugore.Moti parashikohet i kthjellët dhe prej orëve të pasdites vonë shtim vranësirash mesatare deri të dendura.

 

Ne mesnate vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët deri ne mesatar ne veriperendim te vendit.

 

Reshjet do te jene me intensive të rrëmbyeshme në formën e shtrëngatave afatshkurtra dhe rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Era do te fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa në pergjate vijes bregdetare e lugina fiton shpejtësi deri 10-14m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2 ballë.

 

Temperaturat parashikohen:

 

në zonat malore 17 deri 28°C
në zonat e ulëta 18 deri 34°C
në zonat bregdetare 20 deri 32°C

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *