Subscribe

Një shtëpi burrash tronditet kur në shtëpi hyn një femër. E rreth këtij “Kthimi në shtëpi” vërtitet vepra e Harold Pinter që vjen premierë në Teatrin Eksperimental. Pushteti është diskursi tematik që ngjit në skenë nga kjo fundjavë 3 aktorë të rinj dhe dy pedagogë të universitetit të arteve. Estela Pysqyli që në këtë vepër si e vetmja femër ndan pushtetet, sjell me kthimin e saj në shtëpi edhe shumë ndryshime, ndasi mes vëllezërve dhe përplasje mes brezash. Një kthim për skenën eksperimentale është edhe bashkëpunimi me artistë të huaj. Vepra dramaturgjike e Harold Pinter vjen nën regjinë e italianit Carlo Sciaccaluga.

Carlo Sciaccaluga: Teksti i kësaj vepre na bën pjesë të një shtëpie meshkujsh, por komunikon shumë me publikun për emancipimin e femrës në shoqëri. “Kthim në shtëpi” është një vepër me gjuhë të vështirë, por aktorët kanë mundur të përfshihen në dramën e këtij shkrimtari të madh dhe jam i lumtur që po bashkëpunoj me një trupë të tillë. është një vepër që të trondit.

Këtë e konfirmon edhe Adriana Tolka, e cila ka përkthyer veprën dhe që mendon se spektatori nuk do të dalë nga salla e teatrit pa emocione. Skena e Teatrit Eksperimental pret publikun mbi 18 vjeç që nga kjo fundjavë për të shijuar premierën e parë të këtij sezoni.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *